Një moment historik u shënua sot në Rahovec, me pritjen e delegacionit të Bashkësisë Shqiptare të Bosnje dhe Hercegovinës, të përbërë nga profesorë dhe studiues të shquar, të udhëhequr nga znj. Elvira Dushi.
Ky delegacion vizitoi për herë të parë Republikën e Kosovës pa viza, një arritje që simbolizon lidhjet e forta dhe lirinë e lëvizjes mes shqiptarëve.