Të enjtën në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma” në Rahovec, filluan Garat Republikane në Futsall për shkollat fillore, ku po marrin pjesë 14 shkolla nga 7 rajone të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Rahovecit nëpërmjet postimit të tij në facebook ka falënderuar Shoqatën e Sportit Shkollor “Rahoveci” për organizimin e shkëlqyer ndërsa i ka uruar klubet pjesëmarrëse duke kërkuar nga të gjithë garuesit që të mbizotërojë fryma sportive.