Me rastin e manifestimit tradicional kulturor e përkujtimor ‘’Flaka e Janarit’’ 2021, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe OVL e UÇK-së në Rahovec organizojnë aktivitete në nderim të dëshmorëve të janarit, sipas kësaj agjende:
Ora 11:00 – Më 27 janar, ditë e mërkurë, mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc më 27 janar 1990. Po ashtu, ne po këtë ditë do të mbahet manifestimi përkujtimor e kulturor në Shkollën e Muzikës ‘’Faik Sylka’’ në ora 12:00 në Rahovec. Në ditën e tretë të aktiviteteve, më 29 janar në ora 13:00 do të mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi në Varrezat e Dëshmorëve-Ratkoc.
Për shkak të gjendjes se krijuar nga virusi Covid-19, aktivitete do të mbahen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.