Sot filloi ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit, projekt i cili do t’i japë pamje tjetër qytetit. Sheshi ka 3 hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë:
– Qendrën e sheshit – në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme.
– Treg ditor modern të mbyllur.
– Parking nëntokësor me sipërfaqe 4850 m2, që do t’i japë zgjidhje problemit të parkingjeve.
– Parking mbitokësor.
– Shteg të gjelbër.
– Shteg për biçiklistë.
– Shteg për këmbësorë.
– Hapësira të gjelbra.
– Lokale afariste.
Të gjitha këto ndërlidhen me njëra-tjetrën, me qëllim që qasja e qytetarëve në të gjitha pjesët e sheshit të jetë më e lehtë. Vlera e projektit do të jetë 3,817,347.79 € dhe do të jetë investim nga Komuna e Rahovecit.