Komuna e Rahovecit duke i pa vështirësitë e bujqve rahovecas për qasje në tokat e tyre dhe në pa mundësi që ata vet ti rregullojë rrugët fushore, ka vlerësuar se intervenimi për hapjen e këtyre rrugëve është më se i nevojshëm. Një ndër to është edhe Rruga që lidhë Sejanin dhe Remnikun, e cila tashmë po finalizohet, ku po bëhet zgjerimi, pastrimi i shkurreve dhe shtruarja me zhavor. Me këto investime nga komuna, Fermerëve rahovecas çdo ditë e më shumë po ju lehtësohet puna për të punuar tokat e tyre
Komuna e Rahovecit do të vazhdoj punën për fermerët më të vyeshëm të vendit.