Rahoveci ka nisë një autoambulancë me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore për në Shqipëri

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë, komuna e Rahovecit ka nisë një autoambulancë me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore, një mjek dhe dy infermierë për t’iu dalë në ndihmë. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për një mobilizim dhe solidarizim të plotë, që së bashku ta përballojmë dhe ta kapërcejmë këtë gjendje tejet të rëndë. Ngushëllime të sinqerta për ata që i humbën jetën, të lënduarve, shërim sa më të shpejtë! Si vend dhe si shoqëri jemi në mbështetje të vazhdueshme, në mënyrë që të arrihet të përballohet dhe tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë e rëndë.

Jemi përkrahë vëllezërve e motrave tona! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …