Komuna e Rahovecit organizon javën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, me ç’rast do të organizohen manifestime përkujtimore, kulturore e sportive. Aktivitetet organizohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në bashkëpunim me OVL e UÇK-së në Rahovec. Manifestimi qendror mbahet më 12 Maj 2019.
Agjenda:
5 maj 2019 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec ora 10:00.
6, 7, 8, 9, 10, 11, 12 maj– Zbulimi i pllakave përkujtimore në Komunën e Rahovecit.
8 maj 2019– Mbjellja simbolike e drunjve dekorativ
8 maj 2019– Fillimi i lojërave popullore, ora 17:00
9 maj 2019– Vazhdimi i lojërave popullore, ora 17:00
10 maj– Finalja e lojërave popullore, ora 17:00
11 Maj– Fillimi i festivalit “Anadrinia Jehon” në fshatin Dejnë
11 maj– Tryezë shkencore në Sallën e Kuvendit në Rahovec –Roli dhe rëndësia e Festivalit Folklorik ‘’Anadrinia Jehon’’ në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare
12 Maj– Nata e dytë e festivalit
12 maj 2019– Akademia përkujtimore mbahet në Parkun e Qytetit në Rahovec, ora 17:00
13 Maj– Nata finale dhe dhënia e shpërblimeve për fituesit e festivalit.