leoni

Raif Emin Koraçi (13.9.1954 - 8.3.1999)

Raif Emin Koraçi (13.9.1954 – 8.3.1999)

Raifi u lind më 13 shtator të vitit 1954, në fshatin Trimor (ish-Kovaqec), të komunës së Kaçanikut. Rrjedh nga një familje punëtore me gjendje të mesme ekonomike. Mësimet e para i kreu në vendlindjen e tij, në Trimor. Prej klasës së pestë deri në klasën e tetë mësimet i vazhdoi në Kovaqec. Shkollën e mesme e kreu në Kaçanik, drejtimin për agjustator. Më vonë punoi në Fabrikën e Sallanitit, në Han të Elezit.
Me rastin e vendosjes së masave të dhunshme të Serbisë, Raifin, ashtu si shumicën dërrmuese të punëtorëve shqiptarë e largojnë nga puna.
Ka marrë pjesë në demonstratat, të cilat u zhvilluan në Kaçanik dhe shumë vende të Kosovës, në mars prill të vitit 1981. Qysh atëherë ishte bindur se lufta për barazi e liri kombëtare ishte e gjatë dhe e mundimshme, por e pashmangshme për të gjithë shqiptarët.
Në radhët e UÇK-së, kyçet, në tetor të vitit 1998, në kuadër të njësitit të Kovaqecit, që vepronte në këtë fshat. Në këtë njësit bënin pjesë: Haki Troni, Shefket Troni, Izahir Troni, Nefail Troni, Sabit Troni, Skender Troni, Brahim Troni, Gjevahir Troni, Selajdin Troni, Muharrem Ahmetaj, Muharrem Troni, Osman Burrniku, Agim Koraqi, Minir Thaçi, Mustaf Thaçi, Enver Thaçi, Vehbi Koraçi, Zylfi Koraçi, Fehmi Troni.
Me fillimin e luftës, në “Puset e Nikes”, më 26 shkurt 1999, njësitet e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, me urdhër të komandës së Brigadës u vendosën nëpër pikat luftarake, në Gajre, në Ivajë dhe në Kotlinë. Kështu edhe njësiti në të cilin vepronte, Raif Koraçi, u vendos në pikën luftarake në Ivajë.
Në kohën e luftimeve të suksesshme të UÇK-së, më 8 mars 1999, forcat serbe marrin një ofensivë dhe sulmojnë fshatin Ivajë. Okupatori serb kishte organizuar sulmin me mijëra forca të armatosura, me armët më moderne dhe teknikë të përsosur ushtarake. Luftimet ishin zhvilluar në territore kodrinore, me qëllim, asgjësimin e UÇK-së, dhe shfarosjen e popullatës civile. Sulmi i hordhisë barbare ishte i fuqishëm dhe i shtrirë në të gjitha drejtimet të fshatrave: Shtrazhë, Ivajë, Kotlinë dhe Gajre etj.
Përballë kësaj hordhie okupatore, qëndronin të patundur ushtarët e lirisë të UÇK, të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Brigadë kjo, e cila me kohë kishte vendosur njësitet dhe i kishte përgatitur për mbrojtje. Në mbrojtje të fshatit Ivajë ishin të pozicionuara njësitet e Batalionit të Dytë, ku ishte i sistemuar edhe Raif Koraqi.
Në Ivajë të vjetër dhe në Gajre ishin të pozicionuara njësitet e Batalionit të Parë, kurse në Kotlinë dhe në Puset e Nikës ishin të vendosura njësitet e Batalionit të Tretë. Sulmi filloi në mëngjesin e hershëm të 8 marsit, dhe ishte i organizuar në mbrojtjen e çdo pëllëmbe toke të këtij territori. Në asnjë mënyrë nuk lejohej depërtimi i okupatorit në brendi të fshatit. Luftëtarët e lirisë kishin vënë në mbrojtje mbi dy mijë banorë, sa ishin në atë moment në fshat dhe rreth tij. Në mesin e kësaj popullate kishte fëmijë, gra dhe pleq.
Në vazhdimin e luftimeve të suksesshme të UÇK-së, më 8 mars 1999, forcat serbe marrin një ofensivë, në fshatin Ivajë, ku okupatori kishte organizuar një sulm me mijëra forca të armatosura me armë ma moderne dhe teknikë të përsosur ushtarake, nergut për luftime në territoret kodrinore dhe me qëllim për asgjësimin e Ushtrisë Çlirimtare të kësaj treve. Sulmi i hordhisë barbare ishte i fuqishëm dhe i shtrirë në të gjitha drejtimet të fshatrave Ivajë, Strazhë, Gajre, Kotlinë etj. Për ballë kësaj hordhie okupatore, qëndronin ushtarët e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Brigadës 162 ” Agim Bajrami”, të vendosur në istikame në pikat strategjike të periferisë së fshatit, ku pritej depërtimi forcave okupatore. Komanda e Brigadës “162 Agim Bajrami” me kohë kishte vendosur njësitë dhe i kishte përgatitur për mbrojtje. Në mbrojtje të fshatit Ivajë ishin të pozicionuara njësitet e Batalionit të II-të, Në mbrojtje të spitalit ushtarak dhe shtabit të Brigadës, ishin vendosur Policia ushtarake, në Ivajë të Vjetër dhe Gajre ishin të pozicionuara njësit e Batalionit të Parë, kurse në Kotlinë dhe Puset e Nikës ishin të vendosura njësitet e Batalionit të III-të.
Sulmi filloi në mëngjesin e 8 marsit dhe ishte i organizuar në mbrojtjen e çdo pëllëmbe të këtij territori, ku ishin rreth 2000 pjesëtarë të popullatës civile. Njësit e Brigadës “162 Agim Bajrami”, zhvilluan një luftë të rreptë dhe të lavdishme. Armiku pësoj humbje mjaft të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake.
Nga radhët e Brigadës 162 “Agim Bajrami” atë ditë ranë heroikisht në luftë këta dëshmorë: Raif Koraçi, Osman Luma, Qani Luma, Murat Lika. Kurse u plagosën këta ushtarë : Adem Kolshi, Halil Kuka, Muhamet Malsiu, Feriz Deda, Hafir Luma, Izjadin Luma, Xhelal Lika, Veton Krasniqi dhe Shefki Terziu. Nga popullata civile u vra Xhemil Mulaku, i cili ishte larguar nga familja e vet dhe nga popullata civile, e cila ishte e mbrojtur nga UÇK, por që vështirë dihej kush ku gjendej. Humbja e këtyre luftëtarëve pikëlloi tërë popullatën e Kaçanikut me rrethinë,veçanërisht bashkëluftëtarët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Gjatë granatimeve dhe sulmeve të ashpra u shkatërruan dhe u dogjën shumë shtëpi si dhe shkolla e xhamia e fshatit. Para se t’i digjnin shtëpitë, forcat e okupatorit e plaçkitën pasuritë e popullatës së këtij fshati.
Bashkëluftëtarët e të Raif Koraqit kanë qenë: Vehbi Koraqi, Agim Koraqi, Osman Burrniku, Ekrem Ahmetaj, Enver Thaçi, Jetish Terziu, Mustafë Thaçi, Minir Thaçi si dhe Zylfi Koraqi. Giltete Troni, motër medicinale e të tjerë.
Në shtëpinë e Raif Koraqit gjetën siguri e strehim pjesa dërmuese e ushtarëve të lirisë. Në lagjen e tij është shëruar me sukses luftëtari, Ekrem Mexhid Ahmetaj, i cili u plagos në betejën e Gajrës, më 28 shkurt 1999, me ç’ rast armikut ju shkaktuan humbje të mëdha.
Më 8 mars 1999 në Ivajë, afër vendit i quajtur “Liqe” Raif Koraqi, ra heroikisht rreth orës 11.20, deri sa po luftonte në distancë shumë te afërt me forcat armike, rreth 40 metra. Derisa po bënte ndërrimin e pozicionit, pasi që ishte vendosur pas një druri jo shumë të trashë duke shkëmbyer zjarr, goditet nga një breshëri plumbash të armikut, kur edhe bie heroikisht. Trupin e tij e kishin tërhequr në një situatë shumë të rëndë bashkëluftëtarët e tij: Ejup Runjeva dhe komandanti i Bataljonit të dytë Azem Guri. Kurse bashkëluftëtarët: Agim Koraqi, Remzi Krraba, Rrustem Gudaqi kanë hapur me zjarr duke i mos lejuar forcat serbe që të mos afrohen kah forcat tona.
Raifi ishte i guximshëm në luftë. Njësitet e Brigadës 162 “Agim Bajrami” i përballuan kësaj ofensive të egër. Në mesin e këtyre njësive ishte edhe luftëtari i lirisë, Raif Koraqi, tani dëshmor i kombit. Varrimi i Raifit është bërë më 11 mars 1999 afër lagjes së tij, në vendin e quajtur Te Livadhi i Vojsës, në prani të të afërmve dhe bashkëluftëtarëve të tij me nderime ushtarake. Pas lufte, është bërë rivarrimi i tij, ndërsa në korrik të vitit 1999 është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve, në Kaçanik.
Bashkëluftëtarët dhe popullata e fshatit Ivajë i kanë ngritur pllakë përkujtimore në vendin e rënies në shenjë respekti për veprën heroike të Raifit, Muratit, Qaniut, Osmanit. Po ashtu u janë ngritur bustet “Te Guri i Zi”.
Dëshmori Raif Koraçi pas vete la babnë, Eminin, nënën, Xheziden, bashkëshorten, Adifeten, si dhe bijtë e bijat: Shqipen, Florimin, Resmijen, Habiben dhe Afërditën. Familja e tij ka marrë Mirënjohje nga QPK-ja, nga Ministria e Mbrojtjes, SHP i UÇK-së, nga Zone e Neredimës dhe nga Brigada.
Për veprën e tij luftarake ka shkruar, autori, Hajrush Kurtaj, në librin Shungullon Gryka e Kaçanikut (Dëshmorët e Kombit), Kaçanik, 2000. (H. K. )

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …