Raif Qela

Raif Qela: Koalicioni qeverisës nuk i ka votat e duhura për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela, i cili është pjesë e grupit parlamentar të PDK-së, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e duhura për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Ai i ka ftuar pozitën dhe opozitën të reflektojnë rreth kësaj çështje. Qela ka vlerësuar se demarkacioni është shndërruar në temë të nxehtë për shkak të mënyrës së menaxhimit të këtij procesi nga qeveritarët dhe për shkak të mënyrës së reagimit të opozitës. Sipas tij alternativa më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi është arbitrazhi ndërkombëtar. “Qëndrimi im dhe i Lëvizjes për Bashkim është ky: përderisa ky proces ka arritur në këtë pikë konfrontimi ndërmjet dy qëndrimeve, pikë me potencial të vazhdueshëm shpërthimi, zgjidhja më e mirë për të ardhmen e këtij populli është që vija e demarkacionit me Malin e Zi të përcaktohet me arbitrazh ndërkombëtar”, është shprehur deputeti Qela.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …