leoni

Në shtator Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë një mision vlerësues për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë

Rainer Wieland i fton politikanët e Kosovës që të mos japin premtime për datën e liberalizimit të vizave

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka theksuar se në këtë institucion nuk ka ardhur ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Wieland, i cili është po ashtu zyrtar i lartë në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka ftuar politikanët e Kosovës që të mos japin premtime për datën e liberalizimit të vizave, Këto komente ai i bëri pas takimit me Grupin Parlamentar të LDK-së.

“Është vështirë t’i krahasosh vendet, e kam thënë një fjali që nuk është diçka personale, e kuptoj se cili është interesi i qytetarëve të Kosovës. Keni një histori të pastër dhe të dhimbshme, e njëjta është edhe me vendet e tjera, dhe secili vend po shikon prej perspektivës së tij botën dhe historinë, dhe nuk kam synim të emëroj ato shtete. Prandaj situata është mjaft e vështirë. Perspektiva e jem politike është e qartë në këtë drejtim, nuk dëshiroj të sjellim kritere, kriteret duhet të plotësohen. Për momentin topi është në anën e Komisionit dhe Këshillit dhe jo Parlamentit. E di që diçka ju ndihmon, ajo gjë që të fajësoni vendet që ende nuk janë të bindura se liberalizimi për juve do të ndodhë”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …