Rajoni autonom i Spanjës, Katalunja, iu ka gëzuar njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, e cila megjithatë vazhdon ta refuzojë njohjen e pavarësisë. Të shtunën u konfirmua se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Shengen nga 1 janari. Spanja është ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës. Vendimi kryesisht lidhet me kërkesat për ndarje nga Spanja të Katalunjës dha Baskisë. Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja janë shtetet tjera mosnjohëse. Një zyrtar i partisë “Bashkë për Katalunjën, është shprehur i lumtur që qytetarët e Kosovës, do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Kuvendin e Spanjës. Qeverisja rajonale e Katalonjës, e udhëhequr nga E Majta Republikane katalunjase, ka thënë se “qëndrimi i saj është në përputhje të plotë me pozicionin e institucioneve evropiane për njohjen dhe sovranitetin e Kosovës.
