Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Prishtinë me Kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Pas takimit, në një konferencë për media, Thaçi ka bërë të ditur se me z Kurz ka biseduar për zhvillimet në Kosovë mirëpo edhe për përspektivën e rajonit, meqë Austria si kryesuese e BE-së, ka qenë gjithmonë promovuese e të drejtës së Ballkanit për anëtarësim në BE, por pengesa për këto janë marrëdhëniet fqinjësore. Prandaj, puna dhe angazhimi ynë për arritjen e këtyre qëllimeve është i vendosur. Në kontekst të këtyre integrimeve euroatlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kusht parësor. Kosova është duke u munduar maksimalisht që të ndërtojë raporte korrekte me Serbinë, si dhe një marrëveshje e cila siguron paqe. Ne mbesim thellësisht e angazhuar për dialogun që siguron paqe të qëndrueshme, njohje reciproke si dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha, mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …