Mikrobiologu i shquar, Lul Raka ka thënë se ashtu sikur vendet tjera edhe Kosova duhet të përgatitet për të qenë e gatshme të përballet me valën e dytë të koronavirusit e cila mund të shfaqet gjatë vjeshtës. Ai ka theksuar se Kosova ka specialistë të mikrobiologjisë të papunë që tre vjet, e të cilët mund të hyjnë dhe të përgatiten për çdo rast eventual që mund të na vijë në sezonin e vjeshtës dhe dimrit. Edhe Kosova dhe pjesë të tjera të botës duhet të përgatiten të ballafaqohen me virusin duke u furnizuar me respirator, me shtretër me teste dhe me staf shëndetësor. Ndërsa duke folur për përpjekjes e shkencëtarëve dhe instituteve të shumta anekënd botës për të gjetur kurën për këtë virus, mikrobiologu, Lul Raka ka theksuar se aktualisht janë 100 projekte shkencore, ku disa prej kandidatëve kanë hyrë në fillim të korrikut në fazën e tretë dhe sipas tyre vaksina do të jetë gati në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …