Mikrobiologu Lul Raka, edhe një herë e ka komentuar situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në Kosovë, e gjithashtu ka paralajmëruar rritje rastesh të të infektuarve. Ai përfshirjen e politikës në këtë situatë me koronavirus, e ka vlerësuar të panevojshme. “Lufta politike e ka dëmtuar luftën ndaj koronavirusit. Shumë qytetarë mendojnë që më 13-14 prill duhet të dalin në punë. Jo, assesi nuk duhet të dalin. Ligjet nuk janë as Bibël e as Kuran që të mos ndërrohen. Synimi duhet të jetë që të shpëtohet jeta e njeriut”, thotë Raka. Sipas mikrobiologut, prioritet është shëndeti i qytetarëve të Kosovës. “Këto ditë do të kemi rritje të rasteve”, u shpreh ai. Ndërkaq, vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e shesheve, Raka e quan “lajm shumë të mirë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …