Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, kryetari i Komunës, Goran Rakiq ka deklaruar se nuk ka nevojë për shqetësim për marrëveshjen e arritur për rrënimin e murit. Ai ka theksuar më tutje se gjatë bisedave të zhvilluara janë marrë vesh që muri ekzistues të rrënohet dhe të ndërtohet një mur tjetër në zonën e këmbësorëve me lartësi 120 cm. Ky mur do të shtyhet në zonën e këmbësorëve për dy metra me qëllimin të që të pengohen automjetet, me përjashtim të autoambulancave, zjarrfikësve dhe makinave të policisë. Çdo gjë e kemi vënë në letër në bashkëpunim me ministrin Shala. Ka nënshkrime në marrëveshje edhe të Isa Mustafës, Apostolovës, ambasadorit amerikan dhe zëvendësministrit Stojanoviq, ka theksuar kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Hacker: Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi
Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të …