Shtatë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do kthehen nga një trajnim në Turqi do të karantinohen në Qendrën e Studentëve. Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ai ka treguar se FSK i ka në gjendje gatishmërie 7 ekipe mjekësore, disa autoambulanca dhe një numër të shtretërve nëse ka nevojë. Rama ka folur për tërë angazhimin e Forcës në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, gatishmërinë e ushtrisë për ndihmë qytetarëve të vendit, pjesëtarin e infektuar dhe ata që janë në vetizolim. Gjenerlallejtënant Rama, ka bërë me dije se ekipet e specializuara të FSK janë në gjendje gatishmërie varësisht ku paraqitet nevoja për tu angazhuar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …