Edi Rama

Rama: Ballkani ka më shumë se asnjëherë tjetër nevojë për Evropën por edhe BE nuk ka pasur kurrë më shumë se sot nevojë për Ballkanin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të shtunën se “Ballkani ka sot mbase më shumë se asnjëherë tjetër nevojë për Europën, por edhe BE nuk ka pasur kurrë më shumë se sot nevojë për Ballkanin”. Kryeministri Rama përshëndeti aktivitetin “Dita e Evropës”, i cili këtë vit u organizua në qytetin e Gjirokastrës. I cilësuar nga Kadare se “qyteti i pjerrët”, organizimi i këtij aktiviteti në Gjirokastër, për Ramën, lidhet për koicidencë me pjerrësinë ku sot gjendet vetë Evropa. “Sot ne jemi në një udhëkryq, Unioni më i suksesshëm në historinë e kombeve është në një udhëkryq. Në Francë sot është heshtje zgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, ku dy alternativat nuk mund të ishin më të kundërta. Njëra me vizionin për të ardhmen e Unionit dhe tjetra për t’u kthyer 400 vjet prapa në doktrinën e kombit shtet. Shpresoj që gjithçka nesër në Francë të flasi për riafirmim të Evropës që duam, por fakti që ka një alternativë të dytë shkatërrimtare për Evropën që duam, dhe që sidoqoftë do të votohet nga miliona francezë, nuk e përmbys pikëpyetjen mbi vetë të nesërmen e BE-së”, deklaroi Rama. Unioni është një ngrehinë e pa përkryer, shtoi ai, duke shtuar se hynë tek ata persona që joperfeksionin lëndues të Unionit sot, e shohin vetëm si paplotshmëri të një projekti që në vetvete është fantastik dhe nuk mund të braktiset kurrsesi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …