leoni

Rama: Bashkë po krijojmë komuna ku zëri i qytetarëve dëgjohet dhe respektohet

Në Samitin për Praktikat e Mira të Pjesëmarrjes Publike, organizuar nga USAID-i  i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Ai bashkë me kryetarë të komunave tjera , ndau përvoja dhe ide që bëjnë ndryshimin. Rama tha se bashkë po krijojmë komuna ku zëri i qytetarëve dëgjohet dhe respektohet.

Forcimi i bashkëpunimit qytetarë-pushtet lokal përmes Axhendës së Kontratës Sociale parasheh angazhimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me pushtetin lokal që është thelbësor për t’i mbajtur komunat përgjegjëse për çështje që ndikojnë thellësisht në jetën e njerëzve. Aktiviteti i USAID-it Kontrata Sociale luan një rol vendimtar në nxitjen e këtij angazhimi në mes të qytetarëve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal, duke u ofruar qytetarëve një platformë për t’i shprehur prioritetet e tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …