Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një fjalim të mbajtur të enjten në Kuvendin e Shqipërisë ka kritikuar Evropën për kushtet e vëna ndaj Shqipërisë që, sipas tij, asnjë nga vendet ish-komuniste që tashmë janë anëtare të BE-së nuk do mund t’i plotësonin. Ai ka kritikuar BE-në edhe për kushtet e vëna Kosovës. Për kryeministrin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian nuk e ka sot problemin e plotësimit, ose jo plotësimit të kushteve të Shqipërisë. Por, BE-ja, sipas Ramës, sot ka një debat të brendshëm, të imponuar nga dinamika të brendshme dhe të lidhura me një periudhë të tërë krize që ka marrë të përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …