Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur të martën në sheshin “Skënderbej” një fjalim pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai tha se populli zgjodhi Partinë Socialiste për të qeverisur e vetme vendin. Rama ka thënë se fitorja është e Shqipërisë. “Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe mbi të djathtën, misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe jo puna e kacafytjeve dhe interesave për pushtetarët. Populli zgjodhi PS për ta udhëhequr vendin si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar me emocion dhe përulësi këtë zgjedhje, ne do të qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me shembullin e forcës për të tjerët. Sfidat sot janë shqiptare, jo socialiste dhe demokrate, të vjetra dhe të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve. U them të gjithëve që fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, barra e madhe e përgjegjësisë për të zgjedhurit e tyre. Shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për atë që duam. Ata duan të provojnë se sa të mirë mund të jemi ne nëse do e kishim timonin të vetëm”, ka thënë ndër të tjera Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …