Edi Rama

Rama: Flamuri i PS nuk do të bëhet mbulesë për asnjë ministër, drejtor apo shef nëse drejtësia do të kërkojë hesap prej tij

Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama është zotuar sërish në kuvendin e këtij subjekti politik se flamuri i Partisë Socialiste nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër, drejtor apo shef nëse drejtësia do të krijojë llogaridhënie prej tyre. Ai theksoi më tutje se e vetmja gjë që do jetë përgjegjësi e PS, do jetë qëndrimi i saj pasi të flasë drejtësia dhe shtoi se reforma në drejtësi është vija e kuqe me të gjithë kundërshtarët e saj. “Ti japim shtetit një shtat të atillë që të ecim para , flamuri i PS nuk mund dhe nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër drejtor, shef nëse drejtësia e re do krijojë hesap prej tij.E kemi parë që na është dash të ndeshemi me këtë sfidë . Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbur, por mban përgjegjësi për atë se si do reagoj për atë që shpallet i kërkuar nga drejtësia, se PS është prijësi për luftën e barabartë para ligjit, reforma në drejtësi , Është një vijë e kuqe mes nesh dhe armiqve të saj, vijë mes PS dhe këdo brenda nesh që hyn në gjynah me ne dhe popullin”, theksoi mes tjerash Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …