Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Tirana do të jetë nikoqire e samitit të Procesit të Berlinit i cili mbledh 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 16 tetor. Duke folur për këtë takim të nivelit të lartë, kryeministri, Edi Rama ka theksuar se ia ka bërë të qartë Brukselit se nuk ka takim kryeministrash në Tiranë, pa atë të Kosovës. Kosova është pjesëmarrëse e barabartë ashtu sikur shtetet tjera që janë pjesë e procesit të Berlinit. Zyra e Kryeministrisë së Kosovës, ende nuk ka shfaqur qëndrim për këtë takim të nivelit të lartë që do të mbahet ë Shqipëri. Samiti i procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i Listës, Guxo, Burim Meta, konsideron se sjellja e Faton Pecit e ka rrënuar partinë
Deputeti i Listës, Guxo, Burim Meta, konsideron se sjellja e Faton Pecit e ka rrënuar partinë. …