Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se shtetet e vogla duhet të kenë me patjetër marrëdhënie të mira me shtete mike të fuqishme. Ai ka shtuar më tutje se është jetike për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës, ruajtja e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është një parakusht absolut për çdo vend të vogël, pavarësisht kontekstit dhe pozicionit në të cilin ndodhet, që të ketë miq. Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj” ka theksuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka shtuar më tutje se përkrahja ndërkombëtare është thelbësore për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …