Kryeministri shqiptar, Edi Rama e përshëndet arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re

Rama kërkoi nga ndërtuesit që të marrin përsipër riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme që i parapriu takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai lëshoi një paralajmërim serioz për të gjithë ndërtuesit e pallateve e të cilat janë dëmtuar gjatë tërmeteve që lëkundën Shqipërinë më 26 nëntor, duke kërkuar nga ndërtuesit që të marrin përsipër riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve. Rama tha se janë duke punuar dhe së shpejti do të konkludojnë kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim.   “Dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë te godinat e dëmtuara por jo të rrezikshme që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për emergjencën apo zyrën e shtabit të emergjencës në Durrës dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar një më një vetë godinat, të gjitha riparimet nga ato sipërfaqësore deri te dëmet materiale që i janë shkaktuar njerëzve”, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …