Rama: Kosova i ka kapacitetet mjaftueshme për të themeluar ushtrinë

Udhëheqës të FSK-së, kanë deklaruar se shndërrimi i saj në një Forcë të Armatosur do të bëhet në përputhje me standardet e NATO-s, si një “ushtri moderne me kapacitete të plota”. Forca e Sigurisë është duke u përgatitur që të marrë përgjegjësi edhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të Kosovës. Komandanti I saj gjenerallejtënant Rrahman Rama, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova i ka kapacitetet e mjaftueshme për të themeluar ushtrinë sipas standardeve të NATO-s, duke u mbështetur edhe në ndihmën që do të gëzonte nga perëndimi.“Kemi buxhet në afat 10-vjeçar, që ne gradualisht do ta ndërtojmë një forcë moderne bazuar edhe në standarde të NATO-s. Do të jetë një forcë jo shumë e madhe, profesionale dhe e ndërveprueshme edhe me partnerët tanë”, shpjegon Rama. Ai thotë se Kosova, në të ardhmen, do ta ketë ushtrinë e saj me të gjitha kapacitet operacionale.“Do të ketë mjete të blinduara, pajisje taktike ose xhipa taktikë, por edhe armatimin që ne e kemi planifikuar deri në një në kalibër të caktuar.Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, që nënkupton kalimin nga një forcë e angazhimeve e veprimeve për emergjenca në një forcë me karakter të plotë ushtarak, është paraparë pas një vlerësimi të sektorit të sigurisë në vend dhe rekomandimeve që NATO ka dhënë për përmbushjen e kapaciteteve operacionale.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …