Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali, Rrahman Rama ka thënë se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e saj. Ai ka theksuar se duke i parë rreziqet që po i kanosen për çdo ditë edhe vendit tonë dhe duke ditur që nuk jemi imunë ndaj rreziqeve të tilla ne duhet ta kemi ushtrinë tonë. Ai ka përkujtuar se përgjatë tetë vjetëve prej se TMK-ja është shndërruar në FSK, Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur sfida të ndryshme, porse ka arritur sukses në shumë aspekte, si në ngritjen profesionale të stafit, procedurat e standardeve operative, etj. Është vendim politik dhe unë jam i sigurt që përkushtimi i institucioneve të Kosovës tash është më i madh, duke e parë nevojën, duke i parë ato rreziqet që po i kanosen për çdo ditë edhe vendit tonë, se nuk jemi imunë ndaj rreziqeve, por edhe në regjion dhe në kuptimin global, ka thënë në mes tjerash, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali Rrahman Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …