Gjatë takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se përpjekja e Shqipërisë në bashkëpunim me BE për zvogëlimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE janë duke dhënë sukses. Ai theksoi më tutje se refuzon ta pranojë shënjestrimin e veprimtarisë kriminale të disa shqiptarëve si në një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Unë refuzoj ta pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, azilkërkues apo ata që kryejnë krime si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët duhet të përgjigjen para ligjit dhe nuk mund të tregohet me gisht si krim shqiptar apo ballkanik. Ajo që na takon është që të përshpejtojmë procesin e integrimit dhe të kemi sa më shumë akses në tregun e punës, ka thënë kryeministri, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …