Kryeministri Edi Rama ishte sot në dispecerinë e OST, ku nga sot nisi operimi i pavarur i Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë. Gjithashtu, nis nga puna edhe linja 400 kV e transmetimit mes dy vendeve. Rama tha se kjo është një arritje historike, që kishte mbetur pezull që në vitin 2010. Jo vetëm që asgjë nuk nisi por, sistemi elektro-energjitik vazhdoi të degradohej deri në pikën që u bë barrë shtetit, që rrezikonte falimentin financiarisht të Shqipërisë. Pala serbe pranonte ta njihte vetëm nëse do mbetej përsëri e varur nga Serbia. Ky është shengeni rajonal, projekte që kanë rëndësi të madhe, dhe që mbetën peng i fjalëve të mëdha dhe që i ka penguar shqiptarët të shohin përtej hundës së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …