Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka kundërpergjigjur deklaratave fyese e përbuzëse të Ilir Metës. Kreu i qeverisë i ka konsideruar deklaratat dhe akuzat e Metës në drejtim të tij, shkallime që “sekëlldisin jo vetëm të gjallët, por edhe të rënët për liri”. llir çfarë borxhi të ka Shqipëria ty që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!” shkruan kryeministri Rama.
