Edi Rama

Edi Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme nga studentët. “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore”, u shpreh sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas rinisjes së protestës së studentëve dhe pamjeve të publikuara ku disa studentë gozhduan dyert e disa fakulteteve në Tiranë. Ai theksoi se tanimë janë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh. Me studentët”, shprehet Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu

Dështimi i zgjedhjes së kryetares së kuvendit: Haxhiu nuk siguron votat e mjaftueshme

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në …