Edi Rama

Rama mesazh lidershipit maqedonas: Mjaftë më çdo gjë ka kufi

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sot rreth akuzave të liderëve politik sllavo-maqedonas se e ashtuquajtura platforma e Tiranës është shkaktare e krizës politike atje. “Është i gjithi një spekulim, gënjeshtër, politikë e shijes më të keqe, sepse po krijohet një ndasi etnike krejtësisht e pa matur për popullin maqedonas dhe shqiptar. S’është e vërtetë që platforma e Tiranës është shkaku. E vërteta është që Gruevski dhe partia e tij janë dakordësuar pa venë kushte për platformën e Tiranës dhe kur s’është realizuar dakorësia për shkaqe që Gruevski i di shumë mirë, atëherë hedhur mbi platformën e Tiranës që s’është e Tiranës fare. S’mund të nxisësh konflikt etnik për arsyeje pushteti. Ajo që quhet platformë e Tiranës është e partive shqiptare në Maqedoni, që për herë të parë vendosën interesin e shqiptarëve mbi interesin e parcelave të tyre politike. Unë kam refuzuar të takoj publikisht secilin nga liderët gjatë fushatës, e dyta se kush është qëndrimi im ndaj popullit maqedonas ne e kemi treguar. Maqedoninë e kemi parë me shumë respekt dhe me admirim në këto 10 vite, por ka një kufi, boll kjo lojë me shqiptarët dhe boll kjo lojë me të ashtuquajturën platformën shqiptare. S’mund të luash politikisht duke goditur kundërshtarin e të njëjtës etni duke futur ndasi… kjo është shumë e rrezikshme, unë jam shumë i shqetësuar për këtë”, ka theksuar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …