Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë se përpjekja për një farsë, për të marrë peng protestën e studentëve, me shpresën e devijimit të saj në një revoltë politike është e dështuar Kjo farsë nuk mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde antidialog. Një grusht njerëzish, që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda universitetit, përmes një pakti me qeverinë! Historia tregon për shumë raste, kur dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët. Studentët sot, në fakt nuk i tremben dialogut, por presioneve kundër dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon dialog, të cilat porositen nga partitë, përmes studentësh që ia kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë. Sidoqoftë, farsa e kësaj barrikade absurde kundër dialogut s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do të zhbllokohet, arsyeja do të fitojë dhe së bashku, ne do të hapim një kapitull të ri për universitetin”, shkruan kryeministri Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …