leoni

Rama: Një turp që Evropa nuk mundet ta mbajë për një kohë ende më të gjatë

Kryeministrii Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e organizuar me ambasadorët e huaj në Shqipëri ka folur për rrugën e vështirë të Kosovës drejt përvojës demokratike, që do ta rrënjosë një shtet në institucione të sprovuara nga koha dhe vullneti demokratik i popullit të Kosovës. Askush nga shtetet rishtare nuk ka kaluar pa plagë dhe sakrifica. Për këtë arsye, ky është për Kosovën, një moment i vështirë, por edhe një moment vërtetësie. Dhe prej vëllezërve tanë në Kosovë, ne presim pa lëkundje dhe padyshim, që të jenë në lartësinë e duhur për këtë moment kaq të rëndësishëm dhe për ardhmërinë e Kosovës, në kuadrin e një rajoni që synon me forcë integrimin në Bashkimin Evropian, ka thënë Rama. Ashtu si në këtë proces konsolidimi, Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu, ne jemi të bindur se këmbëngulja jonë që absurdi i izolimit të Kosovës, në pamundësi të lëvizjes së lirë, duhet të marrë fund një orë e më parë, jo thjesht për Kosovën, por për vetë Evropën”, ka shtuar Rama, duke potencuar se është një turp që Evropa nuk mundet ta mbajë për një kohë ende më të gjatë dhe është një izolim, pasojat e të cilit nuk i përjeton vetëm populli i Kosovës sot, por mund t’i përjetojë rajoni dhe më gjerë nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …