Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me të rinjtë e Laçit, ku ironizoi kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe ftoi votuesit e djathtë që të votojnë PS-në. Ai tha se nuk kanë armiqësi me PD-në dhe me askënd që e përfaqëson këtë parti. “Fakti që bëmë aq shumë dhe unë iu luta aq shumë Lulit aman , dil ku je, ku të takohemi, ku të duash më thuaj orën , vendin. Ai thoshte dorëzo dorëheqjen pastaj takohemi dhe fund e kapa dhe e nxora nga çadra. Tani ata që janë djathtas na kanë një borxh. Për shpëtuar Shqipëria nga Luli dhe udhëheqja e tyre. Se po ra Shqipëria në dorë të Lulit do bëhet si sahati i Tironës që ngeli 4 vjet po 12 sahati”, tha Rama. Ai foli edhe për reformën në arsim. “Ne i kemi dhënë vëmendje arsimit profesional. Pasi ne na mungojnë zanatet. Me një zanat mund të hapësh një biznes. Në Gjermani shumicën e biznesmenëve të mesëm i ke me arsim profesional. Tani a do na e jepni neve votën ta marrim ne timonin në dorë apo do vazhdojmë kështu me pazar për vendin e punës”, është shprehur Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …