leoni

Rama: Refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në samitin për Minishengenit është i dëmshëm për vetë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rishfaqur mospajtimin e tij me bojkotimin e takimeve për nismen e Minishengenit Ballkanik nga ana e autoriteteve tona. Ai ka thënë se refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm, dhe mendoj se është i dëmshëm për vetë Kosovën. Ne jemi këtu për të ndërtuar urën midis së shkuarës që na ndan dhe të ardhmes që na bashkon. Bindja ime e thellë është se i gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambiciet e shprehura nga vendet, për tu bërë pjesë e familjes Evropiane duke bashkuar forcat për ta përshpejtuar procesin e integrimit në BE, dhe për të krijuar në hapësirën tonë, standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Plagët e të shkuarës nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe, dhe ilaçet nuk jemi të ftuar t’i shpikim, mjafton të shohim si kanë funksionuar në realitete të ngjashme, dhe se si dialogu, dakordësia për të mos rënë dakord me gjithçka, por për të punuar së bashku mbi atë që biem dakord, i kanë krijuar gjeneratave të tjera kushte shumë të mira se të shkuarat. Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje që janë bërë më parë. Në asnjë rast historia nuk tregon se vetë izolimi, vetë përjashtimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë, apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera, ka theksuar në mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …