Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë linja ajrore Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Nju Jork, ai ka theksuar se kompania ajrore amerikane “Delta” ka shfaqur interesim për fluturime të drejtpërdrejta për në Shqipëri dhe anasjelltas. “Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë. Fluturimin e parë kur do të ndodhë nuk jua them dot, por kur të ndodhë do ta bëjmë patjetër këtu në Nju-Jork. E sigurt është që koha e gjatë që keni pritur për të pasur një fluturim të drejtpërdrejtë me Shqipërinë nuk do të jetë aq e gjatë dhe besoj që në një kohë të arsyeshme do ta realizojmë dhe do ta japim këtë lajm dhe do ta sjellim avionin. Ajo që më jep shumë kënaqësi është arsyeja pse kompania ‘Delta’ ka shprehur interes, sepse edhe turoperatorët në Amerikë kanë kërkesa të rritura nga qytetarët amerikanë, përfshirë edhe shqiptarë, për të vizituar Shqipërinë me fluturime direkte,” ka theksuar mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të kryetares, Vjosa Osmani
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e …