Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur kënaqësinë e tij me numrin e përgjithshëm të turistëve që nga janari e deri në korrik, numri i të cilëve arrin në 6 milionë e 300 mijë gjatë periudhës janar- korrik të këtij viti. Numri më i madh i tyre edhe këtë vit është nga Kosova, me mbi dy milion turis, pasuar nga Italia me mbi 600 mijë, mandej nga turist nga Maqedonia e Veriut, vend nga i cili kanë ardhur afër 500 mijë, pasuar mandej nga turist të shumtë nga Anglia, Spanja, Gjermania dhe shumë shtete tjera. “Shqipëria Turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dezinformimi” ka shkruar mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …