Duke folur për gjendjen e kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike, kryeministri, Edi Rama theksoi se shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tani. “Shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tash. Përsëri edhe sot nuk besoj që shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Nuk besoj që do ta kishte imagjinuar dikush që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë dhe e pavarur. Nuk do ta kishte besuar dikush që në Maqedoninë e veriut do të ishte shqipja gjuhë zyrtare, në 110 vjetorin e pavarësisë ose në këtë përvjetor në Mal të Zi të ishte një kryeministër shqiptar” theksoi kryeministri, Edi Rama. Ndërsa duke folur për procesin e njohjes së Kosovës, ai tha se beson plotësisht se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …