Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë sot në Sarandë se nëse shqiptarët votojnë në 25 qershor nën flamurin kombëtar dhe jo nën flamujt e partive, Shqipëria do të jetë shumë më mirë se sot. “Ne nuk kemi dalë në këtë rrugë për të treguar përralla, por për të ndarë bindjen tonë se çfarë kemi bërë nuk mjafton. Ne së bashku kemi shumë për të bërë, por kemi bërë të mundur që më në fund, pas çerekshekulli çdo shqiptar i ndershëm të shikoj të hapet porta e drejtësisë. Jemi sot në një moment vendimtar historik për të bërë shtetin e shqiptarëve”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …