Edi Rama

Rama: Shqiptarëve u është sosur durimi me qëndrimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka deklaruar gazetës gjermane, “Frankfurter Rundschau” se shqiptarëve u është sosur durimi me qëndrimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Ai ka theksuar më tutje se qëndrimi i Brukselit në çështjen e hapjes së negociatave është një çmenduri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shtuar më tutje se Bashkimi Evropian po i jep më shumë përparësi procesit të integrimit të Serbisë dhe Malit të Zi, ndërsa ka anashkaluar vendin tonë. Problemi nuk është ajo që thotë, por ajo që bën Evropa. Në rastin tonë është krejtësisht e padrejtë, sepse ne jemi një shtet anëtar i NATO-s. Mali i Zi është anëtarësuar në aleancë shumë më vonë. Për më tepër, ne jemi shumë më përpara Malit të Zi në kapitujt vendimtarë që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Serbia gjithashtu duhet të vazhdojë t’i kryejë këto reforma. Ndërsa duke folur për Kosovën, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se qytetarët e Kosovës janë të vetmin në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm dhe kjo është absurde.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …