leoni

Edi Rama

Rama: Sulmi i selisë së PD-së nga mbështetësit e saj është sa absurd edhe qesharak

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se sulmi i selisë së Partisë Demokratrike nga mbështetësit e saj, është sa absurd edhe qesharak. “E rëndë për Shqipërinë, për demokratët. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin a është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj. Sepse lajmi mori dhenë. Lajm sa absurd aq edhe qesharak që sulmohet me dhunë partia e opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Diçka ekstreme, e pa ndodhur kurrë në historinë e botës demokratike. Nuk u vë faj atyre që mendojnë se kjo është mirëseardhur nga unë. Një zhvillim i kësaj natyre që e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë…”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …