Rama takon ambasadorin e Tajvanit, Liu Shih-Chung

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama të mërkurën priti në takim Ambasadorin e Tajvanit z.Liu Shih-Chung.

Rama në postimin e tij në facebook ka shkruar se sot pata nderin të mirëpres Ambasadorin e Tajvanit z.Liu, Shih-Chung në Odën e Kryeqytetit.

Bashkë shkëmbyem simbolika që identifikojnë qytetet tona dhe kulturën tonë. Mirënjohja është një vlerë që duhet ta kultivojmë çdo ditë, sepse progresi ynë si komb është ndërtuar edhe falë miqve tanë ndërkombëtarë.

Bashkëpunime të tilla janë një frymëzim për brezat e rinj që të vlerësojnë dhe të ndërtojnë ura të reja miqësie në të ardhmen.

Faleminderit, miqëve të Tajvanit për ndihmën dhe mbështetjen tuaj! Kryeqyteti është dhe do të mbetet mirënjohës!

Libri është ura që lidh kulturat dhe pasuron mendjet

Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, sot u pasurua me botime të reja falë mbështetjes së ambasadorit të Tajvanit, z. Liu Shih-Chung.

Në frymën e këtij shkëmbimi kulturor, Kryeqyteti ka dhuruar libra për qytetin Kaohsiung.

Ky shkëmbim është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit që pasuron të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

OVL UÇK – Dega në Ferizaj këtë vit i bashkohet iniciativës “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Ferizaj përmes …