Partia Socialiste ka rikthyer Akademinë Politike te fondacioni, Qemal Stafa. Me Olta Xhaçkën në krye, këtë vit, akademia do të pranojë 120 studentë. I pranishëm në ceremoninë e rihapjes së Akademisë, ish-drejtuesi i fondacionit “Qemal Stafa”, ministri, Saimir Tahiri i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e saj, pasi është një mundësi shumë e mirë për t’u bërë pjesë e politikës. Kryeministri Edi Rama u dha të pranishëmve dhe leksionin e parë të Akademisë Politike. “Të jesh i majtë do të thotë të besosh që ka edhe më mirë, të jesh i djathtë do të thotë të besosh që ka edhe më keq. Ky është dallimi themelor dhe ky është leksioni i parë i akademisë. Kryeministri theksoi se reformat që po ndërmerren nga qeveria e tij janë në shërbim të gjeneratës së re dhe jo të politikës së ditës. E si shembull ai mori të shumëdiskutuarën reformë në drejtësi. “Reforma në drejtësi është një reformë për gjeneratën tjetër dhe Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk mund të ndërtohet pa sakrifica, pa kosto dhe nuk mund të ndërtohet pa ndëshkueshmëri për çka ka ndodhur. Për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër na duhet përditë që të përballemi me agresivitetin e forcave konservatore, me agresivitetin e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën evropiane ka pak, ose aspak të bëjë”, tha mes tjerash kryeministri, Edi Rama. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …