leoni

Edi Rama

Rama: Ushtarët e UÇK-së ishin çlirimtar e jo vrasës, vrasësit janë në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pas deklaratave raciste në një komunikatë zyrtare të ministrisë. Kryeministri Rama ka shkruar se ka ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta. “Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vrasës. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit. Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd. Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësi që deklarata e një anëtari qeverie në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Presidenti i Serbisë duhet të japë sqarime për këtë çështje, ka shkruar në mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …