Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi gjatë të mërkures se vendimi i parë i qeverisë së re do të jetë shpallja e vitit 2018, si Viti i Skënderbeut. Në përfundim të takimit informal me kabinetin e ri qeveritar, që u organizua përgjatë dy ditëve (28-29 gusht) në Vlorë, kryeministri Edi Rama këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 – VITI I SKENDERBEUT”, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …