Ramadan Bozhlani: Djajtë përfaqësues të engjëjve

Atmosfera ka filluar ta ndryshojë ritmin e zakonshëm, duke shpërfillur çdo preokupim ditor dhe duke vënë në qendër të vëmendjes entusiazmin politik.


Nën optikën e fushatave politike janë vënë kujdesshëm fise, familje, individ, lagje, nënlagje, qytete dhe fshatra, me përjashtim të disa vendeve ku as logjika nuk ka guxim t’i shkel.


  Misionarët e platformës politike duken më të mobilizuar se kurrë, por të ndërgjegjësuar se kanë të bëjnë me një mision me përgjegjësi të madhe gati hyjnor, andaj aftësia e tyre duhet ta zotëron magjinë, magjepsjen, frymëzimin, joshjen, hutimin, trullosjen dhe mashtrimin për t’i bindur dhe për t’i impresionuar deri në palcë të zhgënjyerit.


  Populli dergjet nën sëmundjen e pasivitetit, ndërsa premtimi primar është zgjerimi i vendeve të punës, i shpërndarë nëpër të gjitha parullat politike. Klima e amullisë, e zymtësisë, e mërzisë, e monotonisë dhe e mjerimit është rast i volitshëm, i dëshirushëm dhe i përshtatshëm për t’i shërbyer kthetrave politike. Të zhytemi në atmosferën mjerane të familjeve gjatë shtrimit të mëngjesit, drekës dhe darkës:


– Nënë na mbyte me këta lëng!


– Djali im, sjellëm ti gjëra më të mira unë i përgadis dhe i shtroj me kënaqësi!


Nuk ka dialog më të denj që të ngjeth mishin dhe të ngjallë ndjenjën e dhembshurisë. Familjet e tilla e përbëjnë shumicën e banorëve të Kosovës dhe ishin nën qeverisjen e atyre që u betuan dhe u premtuan se posa ta gëzojnë besimin e popullit do ta shërojnë sëmundjen vrastare të papunësisë.


Edhe në prag të zgjedhjeve të tanishme oratoria politike përfshin premtime të modifikuara mjeshëtrisht, por asesi të ndryshuara në substancë.


 Në turmat e indoktrinuara që dëgjojnë fjalime, që mbeshtesin, brohorasin dhe duartrokasin politikanët e pispillosur mund të vështrosh sy engjëllor, bujar, fisnik, por në të njëtën kohë, të ngrysur, të pikëlluar, të dëshpruar, të lodhur, të vuajtur, të zhgënjyer dhe të mjerë që të ngjallin mëshirë dhe të bëjnë t’i vajtosh. Gjuha e syve të tyre shpërfillë gjuhën e tyre luksoze dhe shpreh një kërkesë dhe një lutje: -Ne kërkojmë punë dhe asgjë më shumë !.


 Nga të gjitha vendet e Kosovës me ide të ndryshme dhe entusiazëm të turrur drejt organit më të rëndësishëm dhe më të dinjitetshëm të popullit atje ku legjitimohet fjala dhe bëhet ligj i zbatueshëm për popullin, atje ku përfaqësohet populli dhe në emër të tij vendoset. Mendimet dhe ëndrrat e gjelbërta i kanë pushtuar kokat e pretenduesve, prandaj përkushtimi është mbinjerëzor gjatë periudhës së fushatës elektorale. Disa janë në gjendje të porosisin individ dhe grupe që të trazojnë shpirtat e të vdekurve, të vjedhin dhe të manipulojnë në emrin e privilegjeve të tyre. Populli mund të tregohet i verbër në përcaktimin e besimit, por ne ndjehemi të detyruar ta devijojmë besimin e tyre sespse ne jemi të rëndësishëm dhe po aq të rëndësishëm për fatin e tyre sa që obligohemi të shëndrrohemi në hajdut.


 Shpesh mund të takosh qytetarë të dinjitetshëm, të ndershëm, fisnik dhe të dijshëm, ndërsa gjatë historikut të parlamentit kemi shikuar dhe dëgjuar deputet injorant, të akuzuar dhe të dyshuar për nga biografia. Nga logjika rezulton një pradoks: Djalli përfaqësues i engjujve!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …