Ëndrra qё ishte ushqyer me shpresp pёrgjatё njё shekulli nga shqiptarёt e dy anёve tё kufirit, sot pёrjetohet dhe shijohet nga bashkohasit tanё, pa e vrar mendjen sesi dikur ishte e pamundur ardhja dhe vajtja nё kёto dy shtete shqiptare.
Pёrgjatё asaj kohe, shumё shqiptar shkuan nё varr duke e marr me vete ёndrrёn qё ua la sytё hapur pёr ta vizituar Shqipёrinё ose Kosovёn.
Mbas njё shekulli pёrmallje, vuajtje, dhimbje, sakrifica dhe njё luftё me shumё dёshmorё, viktima dhe invalid, sot e gёzojmё lirin e cila e ka mundёsuar realizmin e synimit shekullor, ku me tё gjitha llojet e komunikacionit mund tё qarkullojmё andej e kёtej pёrveç atij hekurudhor.
Rёndёsia e trenit ёshtё shumё dimenzionale, por janё dy tipare kryesore qё e shquajnё: udhёtimi masiv dhe transporti ekonomik.
Ndёrtimi i hekurudhёs do ta pёrforconte ndёrlidhjen tregёtare duke e ngjallur shpresёn tek banorёt pёr tё qenё prezent si shitёs dhe blerёs nёpёr tregjet e tё dyja vendeve. Nё kёtё mёnyrё do tё kishte ngritje, shumfishim dhe shpeshtim tё marrёdhёnjeve ekonomike. Po ashtu do tё kishte favore tё dyanshme nё kuadёr tё kёmbimit tё eksperiencёs, nё rritjen e cilёsisё dhe nё shumёllojshmёrinё e produkteve. Dhe kёshtu pёrmes trenit do ta mbartnim kёtej e andaj kёtё mirёqenie qё do ta fuqizonte bashkёpunimin nё mes nesh.
Duke e pasur parasysh dyndjen nё sezonin e verёs, treni do tё ishte njё pёrzgjedhje pёr shumё udhёtarё, pёr shkak tё shpejtёsisё, kushteve komode, atmosferёs dhe pamjes qё do tё na ofronte pёrgjatё udhёtimit.
Pёrveç rёndёsive tё lartё cekura qё kanё ndikim tё drejtpёrdrejt nё zhvillimin industrial, shoqёror dhe shtetёror, kjo lidhje organike do ta plotёsonte mozaikun e llojeve tё komunikacionit duke e funksionalizuar tёrësisht ёndёrrёn shekullore shqiptare.
Kёshtuqё, theksushёm ndjehet mungesa e trenit, i cili do tё rrёshqiste me krenari mbi hekurudhё duke ia shtuar hijeshin qyteteve, fshatrave dhe natyrёs shqiptare si dhe duke gjallёruar çdo gjё pёrreth pёrmes zhurmёs sё tij.
Ky ndikimi dhe roli i rёndёsishёm i hekurudhёs tё lihet jashtё vёmendjes institucionale, tё shpёrfillet dhe tё mёnjanohet nga objektivat e shteteve tona, konsiderohet si shqetёsim dhe abuzim serioz. Menjёherё mosvёmendja shtetrore mund tё justifikohet me mungesёn e kushteve financiare. Dhe kur nёpёr shtetet tona konstatohet mungesa e kushteve, gjithmonё shikimi kthehet nga mёrgata,
ndikimi i tё cilёs historikisht ka qenё me peshё si ne aspektin atdhetar, ekonomik, politik, lobues, humanitar dhe solidar pёr shtetet tona.
Andaj ndjehet nevoja e njё thirrje tradicionale pёr ta ngjallur ndjesin shqiptare anё e kёnd botёs qё t’i vijmё nё ndihmё dy shteteve tona pёr ta rrёnjosur hekurudhёn e cila do t’i realizonte shumё tё mira shqiptare.
Vetёdijёsimi rreth kёtij kontributi pёr t’i jetёsuar qelizat e lidhjes organike kombёtare ёshtё i nevojshёm dhe me vlera tё rёndёsishme ekonomike.
Prandaj çdo kontribut sa do i vogёl do tё ndihmonte pёr ta sendёrtuar ёndёrren e madhe shqiptare.
Kryeiniciatori i projektit pёr realizimin e hekurudhёs kombёtare ёshtё Enver Halilaj si ixhinier industrial nё kompanin zvicёrrane pёr prodhimin e trenave ‘’Bombardier Transportation’’, nё Luzan, i cili shpreh dёshirёn qё tё fillon bashkpunimin me tё gjithё specialistёt e kёsaj fushe brenda dhe jashtё vendit, pёr t’i bashkuar forcat dhe formuar njё grup ekspertёsh qё do ta ndihmonin konkretizimin e kёtij projekti.