Fatkeqësia përgjatë kësaj fushate elektorale qëndron në tendencën për t’i joshur dhe rrëmbyer mendjet e të rinjve e në veçanti të nxënësve të shkollave të mesme.
Beteja për t’i mbjellë bindjet politike tek këta të rinj me ndihmën e profesorëve të politizuar tregon qartazi synimet e partive politike për t’i errësuar këto mendje të hapura vetëm për hir të votave.
Krekosja e partive ose personave politik para kamerave ose me fotografi përmes deklaratave entuziaste, që na u bashkohen edhe një numër i madh i të rinjëve, tregon para se gjithash mjerimin dhe poshtërimin e tyre politik.
Çfarë ju duhen të rinjtë partive politike?
Ata ju duhen për t’i tundur flamujt e partive politike, për t’i mbushur qytetet dhe fshatrat me posterë, për t’i mbushur sheshet dhe sallat kur mban fjalime lideri i tyre si dhe për t’i brohoritur dhe duartrokitur ata.
Do të thotë se këta të rinj pushtohen për t’i shfrytëzuar, skllavëruar dhe mbas zgjedhjeve për t’i shpërfillur duke i lënë të bredhin rrugëve.
Këta të rinj janë pre e lehtë e partive politike, sepse janë të pavetëdijshëm dhe manipulohen kollajshëm nga gjuhët e tyre të magjishme.
Në momentin kur joshën dhe aderojnë në një parti, ata automatikisht njerëzit e partive të tjera politike i konsiderojnë si armiq, sepse në këtë mënyrë edukohen nga partia e tyre.
Që do të thotë politizimi i tyre i bënë të kenë më shumë kundërshtarë se sa miq. Kjo pozitë e pafavorshme në këtë moshë i çrregullon emocionalisht, psikologjikisht dhe i kulturon nën ndikimin e urrejtjes.
Pastaj këta të rinj përdorën për t’ju bërë presion familjeve të tyre duke ua kërkuar votën për partinë, për të cilën punojnë pa kursyer dhe pa kurrë farë shpërblimi. Në këto raste shpeshherë krijohen konflikte dhe polemika në mes familjarëve, sepse prindërit i shohin si të shfrytëzuar fëmijët e tyre. Dhe e gjithë kjo çrregullon familjet vetëm për hir të votës.
Kurse krye fatkeqësia shfaqet kur këta të rinj shkëputën nga angazhimet mësimore, sportive dhe shoqërore duke ua kushtuar kohën partive politike.
T’i bësh të rinjtë të shkëputën nga shkolla dhe fakulteti për hir të zgjerimit të anëtarëve të partisë, dhe mbas zgjedhjeve t’i trajtosh si të panevojshëm është një krim që janë të afta ta bëjnë vetëm partitë tona.
Kjo analizë logjike tregon thjeshtësisht pasojat e rënda që shkaktohen nga okupimi i të rinjëve nga partitë politike.
Prandaj, të rinjtë tanë duhet të çlirohen nga ndikimet politike për të përparuar në fushat e dijës dhe për të kontribuar në depolitizimin, paqësimin, emancipimin, humanizimin dhe solidarizimin e shoqërisë sonë.
Politizimi i të rinjve në Evropë konsiderohet si çmenduri dhe marrëzi nga shoqëria.
Prandaj apel për depolitizimin e të rinjve dhe pro arsimimit, aktiviteteve kulturore, sportive dhe shoqatave të pavarura.