leoni

Ramadan Rizani: Jeta dhe vepra e Ahmet Qeriqi

E premte, një lajm pikëllues ndërrim jete të bashkëfshatarit tonë z. Ahmet Qeriqi!
Ahmet Qeriqi lindi më 24.12.1947,në Krojmir të Drenicës.
Filloren e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe atë të mesmen fetarë i kreu në medresenë “Aluddin” të Prishtinës.
Në vitin e tretë arrestohet nga policia serbe dhe denohet për veprimtari antijugosllave.
Përjashtohet nga medreseja dhe i merret e drejta për të vazhduar mësimin në shkollat Fetare.
Në vitin 1973, kreu gjuhen dhe letërsin shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit Prishtinës.
Punoi në Gjimnazin e Ferizajt e më pas në Akademinë Pedagogjike të Prishtinës, ciklit të ulët.
Në vitin 1980 u denua nga Gjykata Komunale e Ferizajt për propogandë armiqësore me një vit e gjysmë burg.
Mori pjesë në demonstratat e protestat e rinisë studentore të marsit 1981, në Prishtinë.
Për pjesëmarrje në demonstratat e vitit1981, Gjykata e Qarkut të Prishtinës e denoi me tetë vjet heqje lirie. Pas kryerjes së burgut u detyrua të punoj fizikisht për të mbajtur familjen, deri më 1998,ku u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga fillimi i punës më 4janar 1999, ishte drejtor i Radios- Kosova e Lirë. Profi Ahmet, merrej me krijmtari letrare, me dhjetra vepra letrare të shkruara që tani qendrojë në duar të lexuesve.
Tërë jetën ja kushtoi gjuhës amtare dhe popullit. Ishte një edukator, i afruar me me të gjithë. I pëlqente të bisedonte me cilindo, gjithherë biseda e kombit shqiptar vujtjet, burgosjet gjer në flijim.
Dëshira e tij ishte të trgonte se sa e vjetër është gjuha shqipe.
Ishte trim, guximtad në synimet e tij në çështjen kombëtare shqiptare.
Kishte një stil me fjalë të buta, me qendrim të pathyeshëm në çeshtjen e kombit të vet. Gjithmonë, fjalët e tij:” Mbillnim lule që nuk vanojnë e do të lulëzojnë.”
Ishte njeri i thjeshtë e largëpamës i situatës në të cilën gjendenim, por me një optimizëmse do të vijë fitorja!
Më kujtohet ardhje, natë-mesnatë, ne atë mantilin ngjyrë hiri, aty, ku bisedohej e kishte besim për gjithë atë vendim që merrej, rreth mobilizimit në celulat e para të UÇK – ës. Gjithherë me një kujdesjeedukim i të rinjve në beteja lufte, me një kujdes se edhe lufta ka parimet e saj. Tek Ai, nuk kishte dallim në njrëz, krahina, por ideali i tij i çiltër ishte për bashkimin kombëtar.
Më kujtohen fjalët, se qëllimi i luftës çlirimtare, ishte përmbysja e zgjedhës së robëruar nga pushtuesi serbë. Nga fillimi i luftës çlirimtartë vitit 1998-99, ishim në një sofër të shtruar me bukë, kripë në Grykën e Shpëtimit, Krojmir, në ato vargëmalet gjer në rrafshnaltën e Berishës.
Kurrë s’ u ankove, në krahërorë automatikun në dorë çantën me material për Radion – Kosovën e Lirë.
Nuk ishte lehtë t’i kaljë ato male, lugina e përrocka ujë, plot katër orë në një drejtim.
Lodhje po, por dorëzim jo!
Sot, po të përcjllim në e amshim me një dhembje shpitërore, po gjithherë do jeni në shpirtin e zemren tonë!
Ike paksa herët, o kolosi i shkrimeve tua, kurrë s’u ndale gjer gërhamën e fundit!
Dite, shkrove s’u lodhe mendja të punoj për dashurinë e kombit tënd.
“Të gjithve u dhimbset jeta, por njeri i ndershëm ijep më shumë rëndësi nderit sesa jetës, kështu ishi Ju!”
I shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes suaj, miqve, bashkëveprimtarëve tu, që s’u ndatë ditë – netë me veprimtarin tuaj kombëtare.
Ju ikët në amshim, po vepra e juaj do mbetët përhe në zemrat tona, si burrë i dëvotshëm i lirisë!
Pusho nëpaqe njeri i dijes dhe i pendës!
E premte, 07.03.2025,
Krojmir R. R.
Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kontrolloni gjithashtu

Me nderime të larta u varros në vendlindjen e tij në fshatin Krojmir të Drenicës professor Ahmet Qeriqi drejtori i RKL dhe kryeredaktor i TV Diellit

Me nderime të larta u varros në vendlindjen e tij në fshatin Krojmir të Drenicës professor Ahmet Qeriqi drejtori i RKL dhe kryeredaktor i TV Diellit

Më 7 mars 2025, në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, …