Veterani i arsimit, luftëtari i lirisë, Ramadan Rizani, në një bisedë në studion e TV-Diellit ka shpalosur kujtime nga lufta heroike e UÇK-së, sidomos në Krojmir dhe në fshatrat përreth.
Ramadan Rizani, tani veterani i arsimit dhe veteran i luftës së UÇK-së, gjatë bisedës në TV-Dielli, ka folur për jetën dhe veprimtarinë e tij në arsimimin e brezave, pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme shoqërore, përndjekjen nga regjimi serb, angazhimin në luftën e UÇK-së si dhe botimin e librit, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”.
“Në vitet 80-dhe 90-të kam përcjellë me interesim lëvizjet që ndodhen sidomos pas demonstratave dhe protestave të marsit dhe prillit të vitit 1981, ku asokohe punoja në arsim dhe ato ngjarje patën jehonë të fuqishme te forcat liridashëse. Lajmi se në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës Milicia jugosllave kishte vrarë shumë demonstrues dhe kishte plagosur qindra të tjerë, kishte nxitur zemërimin e të gjithë atyre që përkrahnin kërkesën për krijimin e Republikës së Kosovës, fillimisht në kuadër të Federatës jugosllave, ku pretendonim se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët. Shumica e arsimtarëve ishin solidarizuar me demonstruesit, por kishte edhe të tillë që mbanin anën e pushtetit“.
“Mësuesi Dan” sikur e kanë quajtur nxënësit, por edhe kolegët e tij, ka rrëfyer në hollësi edhe disa nga maltretimet, të cilat sidomos në vitet 90-të i kishte bërë Milicia e Lypjanit dhe e Magures, veçmas kundër banorëve të Krojmirit, meqë kishte të dhëna rreth lëvizjeve të fshehta të disa burrave, të cilët veprimtarinë e tyre ilegale nuk e kishin ndaluar qysh prej vitit 1981 dhe atë e kishin intensifikuar nga viti 1993 e deri te dalja publike e UÇK-së. Edhe ai ishte maltretuar nga milicia në krye me Gjurën famëkeq dhe bandën e tij, të cilët silleshin si banditë në fshat, me kërkimin e armëve dhe të rinjve që nuk iu përgjigjeshin ftesave për shërbim të detyrueshëm ushtarak.
Grupi atdhetar i Krojmirit ka vepruar në kuadër të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin Kombëtar, ku shquhej Komiteti Kombëtar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, që vepronte në kuadër LRBK-së. Në atë komitet kanë vepruar: Elez Durmishi, Sylë Qeriqi, Jetë Hasani, Ramiz Qeriqi, Mehdi Qeriqi, Jahir Qeriqi, Shaban Mustafa, Halil Olluri e shumë të tjerë.
Komitetet e KKBTSH-së në Drenicë ishin shtrirë në Krojmir dhe nga atje ishin formuar edhe komitetet vendore në Skënderaj, Rezallë, Polac, Carralevë, Godanc, Pjetërshticë, Shtime, Shalë etj.
Nga Krojmiri, nën përkujdesjen e Jetë Hasanit, Sylë Qeriqit, Elez Durmishit, Ramiz Qeriqit kishte shkruar në Shqipëri një grup vullnetarësh për të kryer stërvitjet ushtarake dhe për të marrë armë e municion, me qëllim për të formuar pikën e UÇK-së. Grupin e kishte ndihmuar dhe financuar, veprimtari, tani dëshmor i kombit, heroi, Jetë Hasani.
Fillimi i luftës na gjeti të përgatitur nga të gjitha anët, andaj nga Grupi i luftëtarëve të Krojmirit u krijuan edhe pikat e UÇK-së në shumë fshatra të pjesës jugore të Drenicës…
Ramadan Rizani së bashku me Heset Hamdi Ollurin, Vehbi Qeriqin e të tjerë, qysh në qershor të vitit 1998 kishin themeluar degën e sektorit civil ushtarak, në kuadër të Drejtorisë për Marrëdhënie me Publikun dhe Administrim Civil.
Ky sektor i organizuar i luftës, ka bërë që me kohë dhe në rrjedhë të zhvillimeve të luftës të konsolidohet në të gjitha segmentet, në radhë të parë në përkujdesje të popullatës që zhvendosej nga fshatrat gjatë luftimeve. Në qershor të vitit 1998, në Krojmir kishte qindra familje që kishin ardhur nga fshatrat e Drenicës Qendrore por edhe fshatra të tjera dhe kishin gjetur strehim.
Organizimi i përkushtuar i banorëve të fshatit, ku shumë vjet më parë ishte konsoliduar edhe njëri ndër grupet më të suksesshme të luftës në këto ane, të gjithë banorët i gjeti të përgatitur për t’u përballur me rrethanat dhe për të mbijetuar deri në fund të luftës, pa e lëshuar vendin. Natyrisht se kishte edhe luhatje, kishte madje edhe kundërshtime, por me punë, komunikimin dhe me zgjerimin e radhëve të luftëtarëve të lirisë, me kthimin nga Shqipëria dhe hyrjen në luftë të Ramiz Qeriqi, Halil Ollurit nga Krojmiri, Milaim Behës nga Carraleva e shumë të tjerëve, që ishin pozicionuar në Krojmir si: Jetë Hasani, Ahmet Qeriqi, Sylë Qeriqi, pastaj Shukri Buja, Ramë Buja e të tjerë u arrit që Pika e Krojmirit të ishte baza ndër më të suksesshmet dhe më të përqendruarat të UÇK-së. Në Grykën e Krojmirit, me rastin e zhvendosjes së Dytë, në tre muajt e fundit të luftës, kishin gjetur strehim rreth 30.000 të zhvendosur nga Drenica dhe shumë pjesë të Kosovës.
“Unë me stafin tim kam mbajtur edhe shënime lidhur me popullatën që strehohej në Grykë. Në disa fletore kemi shënuar emrat e mbiemrat e familjarëve të zhvendosur, datën kur kanë hyrë në grykë, fshatin nga ku kanë ardhur, numrin e anëtarëve të familjeve e të dhëna të tjera, të cilat dokumentojnë më si miri punën tonë dhe të cilat i kam evidentuar në librin: Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”.
Duke i besuar fitores pa asnjë mëdyshje, qysh në verë të vitit 1998, në shkollën e fshatit kemi grumbulluar e deponuar rreth 8o tonë grurë, të cilën komanda vendore e UÇK-së e kishte marrë nga një kooperativë bujqësore në Mirenë, në pajtim me pronarët. Me atë grurë kemi mbijetuar, në grykë duke e bluar në mullinj klasikë dhe një pjesë me urdhër të SHP të UÇK-së e kemi shpërndarë për nevojat e luftës. Në Krojmir, te Shkolla, gjatë verës së vitit 1998 kanë zbarkuar edhe traktorët me miell, të cilët i kishte dhënë për luftën pronari i Mullirit, “Prapashtica”, në Hallaq të Lypjanit, luftëtari i lirisë, tani heroi i Kosovës, Ismet Asllani, me familjen e tij.
Ramadan Rizani ka folur për bashkëveprimtarët, veçmas për kontributin që kishte dhënë i përndjekur politik, Heset Hamdi Olluri, tani i ndjerë pastaj, Vehbi Tafil Qeriqi, Idriz Qeriqi, Imer Qeriqi e dhjetëra të tjerë.
Ai ka sjellë në kujtesë bombardimin e parë të forcave serbe në Krojmir gjatë ofensivës së 25 e 26 korrikut të vitit 1998 kur nga predhat ishte martirizuar, Afërditë Shaqë Qeriqi dhe ishin plagosur disa familjarë të saj, pastaj për pamundësinë e varrosjes së trupit të martires së parë, në varrezat e fshatit nga bombardimet e forcave të armikut, dhe varrosjen e trupit të saj të copëtuar, në “Grykën e Shpëtimit”.
Ramadan Rizani ka sjellë në kujtesë edhe shumë rrëfime, sidomos në Grykën e Krojmirit gjatë vendosjes së parë, në verë të vitit 1998 dhe vendosjes së dytë masive në muajt prill maj qershor të vitit 1999. Flet me emocione kur kujton arritjen e 80 luftëtarëve të plagosur në maj të vitit 1999 në Grykën e Krojmirit dhe depërtimin me sukses, të atyre që mbijetuan për në Shqipëri. Flet për rastet kur ai në tendën e tij kishte pranuar të pastrehët derisa ishin ngritur tendat, për ndarjen e ushqimit, për transportimin e miellit në zonat e luftës, të cilin e kishin bartur luftëtarët e lirisë dhe popullata civile ngarkuar mbi shpinë, duke ecur me ditë të tëra gjatë natës për të mos rënë në postblloqet e armikut serb…. Flet për dëshmorët e Krojmirit dhe i përkujton me nderim: Halil Metën, Enver Ollurin, Isë Ollurin, Qamil Ollurin dhe martirët, Afërditë Qeriqin, Musë Bungun.
Në Kromir gjatë luftës kanë gjetur strehim dhe kanë mbijetuar luftën pa pasoja të rënda mijëra banorë. Atje qysh në fillim të luftës ka vepruar edhe Stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i Agjencisë Kosovapres, kanë qëndruar dhe kanë mbijetuar luftën, eprorë të lartë të luftës së UÇK-së, si zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi me familjen e tij, pastaj Ramë Buja e Shukri Buja, Jetë Hasani dhe shumë eprorë e ushtarë të UÇK-së…
II
Pjesë nga intervisa me veteranin e arsimit dhe të luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani
Përshëndetje të nderuar shikues të TV Diellit dhe ju dëgjues të Radios – Kosova e Lirë .
Në emisionin tonë javor, bisedë në studio, kemi ftuar veteranin e arsimit, luftëtarin e lirisë dhe autorin e librit, ’’ Krojmiri strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës’’, z, Ramadan Rizani.
Mirë se erdhët, mësuesi Dan, në studion e TV- Diellit.
- Si çdo fëmijë gjatë asaj periudhe, ashtu edhe unë isha në gjendje jo të mirë material e ekonomike . Kjo qëndron jo vetëm për mua, por edhe për gjeneratat e para me skamëri sa nga gjendja ekonomike, aq edhe nga pushtuesi serbo sllav. Qysh në moshën shtatë vjeqare isha nxënës i klasës së parë në fshatin Krojmir. Mësuesi im i parë ishte Isak Hajdini nga Zabeli i Naltë dhe klasën e dytë e të tretën ishte Sylejman Meta bashkë me të shoqen Teuten nga Krojmiri. Pas përfundimit të klasës së katërt fillore në vendlindjen time, vazhdova klasën e pestë deri në klasën e tetë ne fshatin Shalë. Mësimëdhënës gjatë këtyre viteve lëndore ishin : Esat Bylykbashi nga fshati Baicë, Ali Morina nga Krojmiri, Adem Olluri nga Krojmiri, Rifat Musolli nga Pjetershtica, Emin Doberdolani nga Koretica etj,
- Me përfundimin e klasës së tetë, pauzova tri vite radhazi per shkaqe ekonomike shumë të rënda. Tri vite radhazi vazhdoja punën në ndërtimtari vetëm e vetëm për të mbijetuar me familje. Pas tri viteve mora vendim për tu regjistruar, përkundër kushteve ekonomike të vështira në shkollën e mesme normale në Prishtinë (SHMNP).
Shkollen normale përfundova me sukses për pes vite dhe morëm titullin mësimdhënës I kualifikuar nga klasa e parë, gjerë në të pestën. Fillimi i punës për mua në arsim ishte në vendlindje, pastaj më vonë kam punuar në shalë, Pjetershticë si dhe në fshatin kleçkë. Njëherit pas luftës çlirimtare 1999 – 2003 nga qeveria e përkohshme më caktuan me detyren drejtor në Ndërmarrjen e Pylltarisë dhe Zhvillimit rural në nivel të komunës së Lipjanit. Agjencioni i privatizimit (AKP), filloi shitjen e stërshitjen e ndërmarrjeve shoqërore pa një kontrollë të ligjshum, atëher shumë nga punëtorët u larguan nga puna e një ndër ta isha edhe une, ku prap ristartova me punë në arsim në shkollën fillore në fshatin Pjetershticë.
- Po, Krojmiri kishte gjithëher intelektual e atëdhedashës të devotshum, gjithëher të paluhatur dhe të burgosur në kazamatet serbo fashiste nga sistemi ish – jugosllav. E ndër ta ishi ju z. Ahmet Qeriqi, gjithëher të palëkundur dhe ideator të synimeve kombëtare me të vetmin qëllim bashkim e trojeve shqiptare që ishin coptuar padrejtësishjtë para shume viteve. Qëndresa juaj kombëtare ishtë frymzim për gjeneratat e ardhshme atëdhedashëse.
- Aktiviteti im nuk ka munguar në vazhdimsi.
Ku pas viteve nëntëdhjeta themeluam Partin Parlamentare (PP) në nivel të komunës së Lipjanit. Kryesues I këtij subjekti politik në nivel të republikës së Kosovës ishte simboli I rezistencës z. Adem Demaqi. Gjatë kësaj periudhe të okupimit aktivitetet nuk ndaleshin dhe themeluam këshillin për Pajtimin e Gjaqeve në fshatin Krojmir, në bashkëpunim me strukturat nga qendra e (KPGJ ) Lipjanit. Mandej isha Koordinator për ZHdukjen e Analfabetizmit në nivel të komunës së Lipjanit që nga viti 1990 – 91. Në këtë mision të Zhdukjes së Analfabetizmit pjesmarrës ishin : Xhemajl Fazliu – Poturovc, Ramadan Rizani – Krojmir, Basri Bedrolli- Qollopek, Bashkim Salihu – Banullë, Abdyl Buja – Bujan, njëher ka patur edhe shumë aktivistë të tjerë por të gjithëve ju kërkoi falje ngase nuk i njoh emrat e tyre në përgjithësi andaj ju kërkoi ndjesë.
Nga niveli Qendror i Republikës së Kosovës ishim: Mehmet Xhevori – krijues, Safete Rugova – Artiste, Hajrullah Koliqi, Nuredin Logja, Sahit Gafurri, Ramë Buja, Sylejman Meta etj.
Me përfundimin e mësimit në zhdukjen e analfabetizmit nga të gjitha fshatrat e komunës së Lipjanit , ku janë përfshirë njëzet e katër fshatra nga komuna, në shenjë të përmbylljes së mësimit me sukses në fshatin Krojmir u organizua manifestimi më 14.06. 1991, dhe u shpërblyen të gjitha grat dhe vajzat që kishin ndekur shkollimin me dëftesa për suksesin e arritur.
- Nga viti 1993, filluan celulat e para të lëvizjes ilegale në Krojmir kjo celul vepronte edhe në fshatrat e tjera përreth , gjithashtu lidhshmëria me aktivitete kombëtare ishte edhe me familjen e Adem Jasharit dhe shokëve të tij . Synimi i lëvizjes kombëtare ishte për bashkimin e trojeve shqiptare. Ishin për një, kombë, një gjuhë, dhe një traditë!
- Fshati Krojmir ishte i përcjellur dhe vëzhgohej përher nga sigurimi I mbrendshëm serbo sllav si dhe përcillej qdo lëvizje e qytetarëve nga policia jugosllave nga stacioni Magures, Lipjanit si dhe e shtimes. Si qdo fshat i Kosovës që jetonte nën ankthin policor dhe malltretohej padrejtësishtë deri në skajshmëri ashtu edhe fshati ynë i përjetoi shumë tortura e dhunë të tmerrsdhme në familjet e tyre, vetëm e vetëm se ishmi shqiptar. Kërkohej në qdo familje armë dhe mundoheshin të zbulonin ndonjë aktivitet illegal nacionalist, bugosnin shume bashkvendas dhe malltretoheshin padrejtësishtë, ndjekeshin të rinjët vetëm për të marrur rrugën e gyrbetit me qëllim të spastrimit të vazhdueshëm të qytatarëve nga vendlindja e tyre.
- Dalja publike e UÇK –së në këtë rajon të Drenicës na dha krenarinë dhe guximin se paska një forcë sigurie për këtë popullatë të kësaj ane. Ishim me një uniform të thjeshtë të qepur nga nënat e motrat tona, nga materiali i tendave ato u bënë uniforma për djemët dhe vashat çlirimtare me tri shkronjat e arta UÇK, ku ia jepeshin bukurinë asaj uniforme !
Me paraqitjen e ushtrise qlirimtare filloi organizimi I SHMCU në kuadër të komandës ushtarake në Krojmir. Themelimi i shtabit ishte fillimi i prillit 1998. SHMCU filloi aktivitetin e saj me daljen në ndihmë të qytetarëve si dhe ushtrisë çlirimtare me shumë gjëra ushqimore si dhe me veshmbathje, sigurimin e veturave në raste të nevojshjme filluam caktimin e rojeve në fshat.
- SHMCU më vonë formoi resorët : Resori për styrehim, për evokim, për ndihmë të parë, për furnizim, për mardhënjëe ndërnjerzore, për informim, për ndërtim. Të gjitha resorët kishin udhëheqësin e tyre ku vazhdohej çdo her dhe intervenohej në ndihmë të qytetarëve aty ku ishte e nevojshme. Koordinim pune patëm edhe në mobilizim të SHMCU,të fshatrave siq ishin; Pjetershticë,Shalë,Baicë,
Resinoc,Mirenë e Kleqkë. Ky organizim u bë edhe në fshatrat në Rrafsh të Kosovës dhe pjesët e tjera ku përfshihej zona e brigadës 121 Kumanova. - Gryka e Krojmirit që nga lufta u pagëzua ,, Gryka e Strehim Shpëtimit,,, mori emrin ngase është përballur nga një fluks i madh i popullatës nga shumë fshatra të cilat vërshuan me frikën nga ofanzivat e marrura prej pushtuesit serbo sllav, militar e paramilitar, ku me mijëra qytetarë vërshuan në drejtim të fshatit krojmir, Shalë, Pjetershticë me besimin se do të gjejme sadopak një siguri për familjarët e tyre. SHMCU mori të gjitha masat në sigurimin e ushqimit, veshmbathjes. Nga SHMCU parashihen se kan përcjellur rreth tridhjet mij njerëz në grykën e Krojmirit.
Rezervimi i ushqimit u bë në vendin e quajtur Bigat dhe tek Prrocka e Keçe në Shkallëz.
- SHMCU vazhdimishtë me stafin e vet ka mbajtur shenime dhe ka përcjellur situatën e popullatës të zhvendosur në grykën e Krojmirit, gjatë gjithë kohës së luftës deri në përfundimin e saj. Njëherit është përkujdesur edhe për çdo nevoj apo kërkesë nga komanda e Batalionit të dytë ,, Ruzhdi Salihu’’. SHMCU siguroi strehim shumë të plagosurve të ardhur nga zonat e ndryshme operative, u ofroi ndihmë material edhe stafit mjeksor sipas kërkesave nga stafi i mjekëve.
SHMCU falënderon stafin mjeksor për angazhimin dhe sakrificën e bërë gjatë gjithqë kohës së luftës e cila është përballur me shumë mundë e sakrifica.
- Jam përpjekur në shkrimin e librit : ,,Krojmiri Strehë për mijëra te zhvendosur gjatë luftës’’, ku është një libër dokumentar për luftën e UÇK dhe punën e aktivitetin e SHMCU. Libri rrëfen në vete fakte dhe dëshmi nga puna dhe aktiviteti i SHMCU. Në libër janë cekur të gjitha familjet që kan kontribuar gjatë luftës në strehimin dhe daljen në ndihmë të gjithë qytatarëve të zhvendosyr në grykë duke e ndarë edhe kafshatën bukës bashkë me ta. Mandej aktivizimin e rinisë në daljen në ndihmë ushtrisë qlirimtare në hapjen e istikameve si çdo kërkese që vinte nga komanda ushtarake. Janë shënuar të gjitha familjet që kan strehuar çdo qytetar e ushtarë në shtëpijat e tyre . Në libër janë të cekura realishtë edhe të gjitha ndihmat e ardhura nga shumë fshatra të komunës së Lipjanit e më gjerë . Janë shënuar të gjitha ndihmat e ndara për qytetarë që ishin të zhvendosur nga shumë zona të ndryshme të luftës.
- Ne përjetuam robërin si errësirë, si retë që zënë dritën e diellit, përkundër dëshirës së tyre për tu ngrohur se dielli është i të gjithëve . Lindi UÇK si një domosdoshmëri për lirimin nga pushtuesi barbar shekullor, lindi për ta liruar popullin e vet nga kjo zgjedhë e okupimit kriminal. Forcat kriminale serbe luftuan në tokën e huaj , ajo humbi dhe u poshtërua nga krimet që bëri mbi popullatën e pafajshme shqiptare.
UÇK-s i besoj bota në luftën e pastër dhe të drejtë dhe nga ky besim, ndërhyri NATO- ja të udhëhequr nga SHBA- ja .Kosova u lirua falë UÇK dhe ndihmën e NATO-s,sot populli i Kosovës frymon lirë dhe është i pamvarur .
Lavdi komandantit legjendar Adem Jasharit, lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi martirëve të kosovës rrespekt të gjithë atyre që kontribuan në lirinë e Kosovës.